Ardian Kastrati

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, thotë se keqqeverisjen, Albin Kurti po mundohet ta mbulojë me rritjen 20% të pensioneve

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka thënë se keqqeverisja katërvjeçare e Kurtit po mbulohet me këtë rritje 20 për qind të pensioneve. Ky është mashtrimi i radhës për të mbuluar keqqeverisjen katërvjeçare të cilës i vie era pleh, ndërsa këta po mundohen ta parfumosin plehun me këtë rritje 20% me shpresë që nuk i vie era keqqeverisjes katërvjeçare. Rritja e pensioneve në prag të zgjedhjeve është vetëm një taktikë populiste, që synon të tërheqë votuesit përmes përfitimeve afatshkurtra, pa adresuar rrënjësisht  situatën e rënduar ekonomike dhe rritjen enorme të çmimeve  gjatë mandatit katërvjeçar”, ka shkruar Kastrati.

 

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …