Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur lidhur me vizitën e tij të sotme, në Leposaviq ku qëndroi me ministrin, Arben Vitia

Kryeministri, Albin Kurti, ka folur lidhur me  vizitën e tij të sotme në Leposaviq. Ai tha se bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë qëndruar në Leposaviq për të ofruar mamografinë falas për vajzat dhe gratë atje. Kurti shtoi se kanë parë nga afër edhe një ndërtesë për ta kthyer në maternitet për lindje, pasi siç tha të gratë e asaj pjese po shkojnë në Novi Pazar dhe fëmijët po regjistrohen si shtetas të Serbisë. Albin Kurti para kabinetit qeveritar foli edhe për vendimin për rritjen e pensioneve, ku tha se kjo dëshmon për përkushtimin që kanë për kategoritë në nevojë.

Kontrolloni gjithashtu

Eugen Cakolli: Projektbuxheti i Qeverisë në detyrë, shkelje ligjore e pjesë e lojës politike

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar pas procedimit të projektbuxhetit për vitin …