Sot në selinë e BDI-së, në Tetovë, Kryetari Ali Ahmeti, zhvilloi takim pune me ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja

Kryetari, Ali Ahmeti dhe Ambasadori, Florian Qehaja diskutuan për zhvillimet politike në vend dhe rajon, integrimin europian, Marrëveshjen e Ohrit dhe për marrëdhëniet bilaterale midis Shkupit dhe Prishtinës.  Ali Ahmeti theksoi që vendimi i Gjykatës Kushtetuese është në funksion të politikës ditore të Qeverisë me legjitimitet monoetnik dhe është në vazhdën e vendimeve që rëndojnë marrëdhëniet ndëretnike dhe cënojnë Marrëveshjen e Ohrit, të garantuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai gjithashtu u shpreh i brengosur për distancimin e vendit nga integrimi europian dhe nga vlerat europiane dhe partneriteti ne SHBA-të. Kryetari Ahmeti siguroi Ambasadorin e Kosovës që BDI do të vijojë të jetë tërësisht e angazhuar për ta integruar vendin në Bashkimin Europian dhe insiston në përshpejtim të procesit dhe zbatimit të obligimeve tona si shtet, në veçanti ndryshimet kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …