Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas publikimit të komunikimeve ndërmjet Dejona Mihalit, koordinatorja e komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi. Çitaku ka theksuar se këto komunikime konfirmojnë dyshimet e ngritura për afera korruptive që lidhen me qeverisjen aktuale. Ajo ka akuzuar Qeverinë e Lëvizjes Vetëvendosje se ka ofruar “GEN-in serb dhe Martinin” si një dhuratë për vendin, duke sugjeruar se këto veprime kanë kontribuar në varfërimin e qytetarëve. Vlora Çitaku ka kërkuar nga institucionet e rendit që të hetojnë deri në fund skemat abuzive dhe të sigurojnë që udhëheqësit e këtyre veprimeve të përgjigjen para drejtësisë. “Ftojmë institucionet e rendit t’i shkojnë deri në fund hetimeve,” ka shkruar ajo, duke e bërë thirrje për veprim të menjëhershëm për të mbrojtur interesat e qytetarëve.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq: Mbështes njohjen e Kosovës, por Vatikani mbetet konservator
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, gjatë vizitës së tij në Selinë e Shenjtë, është takuar …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
