Dejona Mihali, është përfshirë në një skandal të rëndë lidhur me menaxhimin e reduktimeve të energjisë elektrike në Kosovë

Koordinatorja e komiteteve profesionale të Vetëvendosjes, filogrekja e Kurtit, Dejona Mihali, është përfshirë në një skandal të rëndë lidhur me menaxhimin e reduktimeve të energjisë elektrike në Kosovë. Edhe pse pa asnjë pozitë zyrtare në KEK, apo në ndonjë institucion shtetëror, Mihali ka dhënë urdhra direkt ish-Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi, duke e udhëzuar që të mos aplikojë reduktime në ditë të caktuara. Ajo  i kërkonte Krasniqit që të kontrollojë me kujdes ndërrimin e natës në KEK, duke sugjeruar që sinjalizuesit të mbahen nën vëzhgim të vazhdueshëm. Përveç urdhrave për ndalimin e reduktimeve, Mihali ka kërkuar llogari për rrjedhjet e informacionit nga KEK, duke e udhëzuar Krasniqin se si t’i menaxhojë burimet e informacionit brenda korporatës. Komunikimet zbulojnë një nivel të lartë të bashkëpunimit mes Mihalit dhe Krasniqit. Ajo ftonte Nagip Krasniqin në takime private në selinë e partisë, madje duke i sugjeruar që të shkojë i kamufluar, me kapelë. Në këto biseda, Mihali duket të ketë pasur një ndikim të madh në vendimet operative të KEK-ut, përfshirë edhe çështjet që lidhen me skandalet energjetike, si rasti i Martin Berishajt dhe përfitimet e kompanisë GEN gjatë krizës energjetike.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …