Lumir Abdixhiku: Sa më të thella skandalet, aq më të thella ofendimet, andaj skandalet do të thellohen, me to dhe ofendimet

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku,  pas përplasjeve pozitë- opozitë për çështjen e ushqimit në FSK dhe disa bisedave që janë publikuar së fundi në medie, siç është ajo e Dejona Mihalit me Nagip Krasniqin dhe Mimoza Kusari-Lilës me Igor Simiqin, ka deklaruar se paniku i pushtetit pas shpërthimeve të skandaleve të njëpasnjëshme, po i shtynë ata drejt një gjuhe të zakonshme ofenduese, përplot urrejtje e mllef. Sa më të thella skandalet, aq më të thella ofendimet! Skandalet do të thellohen, me to dhe ofendimet. Sepse sharja është e lehtë, sidomos për ata që se bëjnë dot një shenjë ani pse kishin 51% e plot 12 miliardë euro buxhet! Por zgjedhjet e ardhshme s’bëhen se kush shanë e kush pështynë më mirë. Po ua japim këtë medalje që në fillim”, ka shkruar Abdixhiku, në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …