Veprimtaria subversive, përçarëse dhe arrogante e Dejona Mihalit, po nxjerrë në sipërfaqe një segment të strukturave paralele, me një ekstravagancë paranoje e të pa kontr0lluar mbase as nga Albin Kurti, Deri para disa ditësh, ekzistonin dyshime për ndikimin e Dejona Mihalit në drejtimin e institucioneve shtetërore të Kosovës, por tashmë këto dyshime janë shndërruar në realitet faktik. Komunikimet e saj intensive me drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, kanë ngritur shqetësime për një ndërhyrje të thellë në çështjet strategjike të vendit, përfshirë sektorin e energjisë. Ajo nuk ndalet vetëm te KEK-u, por raportohet se ka ndikim edhe në AKI dhe institucione të tjera kyçe të sigurisë, duke krijuar struktura të pavarura, paralele, brenda këtyre institucioneve, të cilat veprojnë sipas urdhrave të saj dhe jashtë kontrollit të ligjshëm institucional. Ndërhyrjet e saj të padukshme dhe ndikimi i thellë në emërimet e zyrtarëve të lartë, përfshirë edhe në Ministrinë e Mbrojtjes dhe mediat shtetërore, po alarmojnë opinionin publik dhe ngrehin dyshime për shkelje të rënda të parimeve demokratike dhe ligjore, në vendin tonë.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe në Memorialin e Masakrës së Reçakut
Në 26-vjetorin e masakrës së Reçakut, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër Lumir …