Kuvendi

Sot në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca e jashtëzakonshme për procesin e llogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit

Sot në Kuvendin e Kosovës po mbahet   seanca e jashtëzakonshme për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë, e thirrur nga partitë opozitare. Kuvendi filloi seancën  me një minutë heshtje në nderim të komandantit të parë të KFOR-it, gjeneralit, Majk  Xhekson. Ashtu sikur edhe ditë më parë as sot, në këtë seancë, nuk kanë marrë pjesë deputetët e koalicionit të shumicës parlamentare. Para se të fillonte seanca deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës vendosën kapela të zeza tek ulëset e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kontrolloni gjithashtu

Sylë Ukshini: Ideologjia serbomadhe nuk është zhdukur me përfundimin e regjimit të Slobodan Millosheviqit

Historiani dhe diplomati Sylë Ukshini ka vlerësuar se ideologjia serbomadhe e artikuluar në Memorandumin e …