Ramush Haradinaj në Amerikë, foli për luftën, shtet-ndërtimin e Kosovës dhe rëndësinë e diplomacisë ndërkombëtare

Ramush Haradinaj në Amerikë, foli për luftën, shtet-ndërtimin e Kosovës dhe rëndësinë e diplomacisë ndërkombëtare

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mori pjesë në Forumin Global Pearson 2024, të organizuar nga Universiteti i Chicagos, Atje  foli për  historinë e Kosovës dhe rrugëtimin e saj nga lufta në shtet-ndërtim. Para studiuesve, ekspertëve dhe vendimmarrësve të nivelit të lartë, Haradinaj theksoi rëndësinë e diplomacisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Ai foli për rrugën e Kosovës drejt lirisë, duke përmendur periudhën e rezistencës paqësore në vitet ’90 dhe Luftën Çlirimtare në vitet 1997-1999, të cilat kulmuan me ndërhyrjen e NATO-s dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Haradinaj nënvizoi mbështetjen e rëndësishme nga partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht nga Amerika, në arritjet e Kosovës dhe përmendi aspiratat e vendit për anëtarësim të shpejtë në NATO.

 

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …