Ish-kryenegociatori, Avni Arifi, ka reaguar kundër kryeministrit Kurti, lidhur me numrin e të papunëve në Kosovë

Ish-kryenegociatori, Avni Arifi, ka reaguar kundër kryeministrit Kurti, lidhur me numrin e të papunëve në Kosovë

Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, reagoi kundër kryeministrit Albin Kurti, lidhur me numrin e të papunëve në Kosovë, të cilën ai e ka quajtur çmenduri. Avni Arifi ka thënë se po t’i thuash dikujt në Kosovë që janë vetëm 10 për qind e grave janë të papunësuara,  është çmenduria e kryeministrit kur flet për numrin e të papunëve në Kosovë sa i ka hup kuptimi edhe debatimi apo çfarëdo sfidimi i vlerësimit të tij. Sot paska thanë se shkalla e papunësisë së grave në Kosovë ka rënë në 10.7 për qind. Me i thanë dikush qytetarit të Kosovës që nga 100 gra të Kosovës vetëm 10 janë të papunësuara është përnjëmend me ja shpërla trurin e mos me pas pikë respekti për inteligjencën e tij. Marre more me rrejt kështu o kryeministër. Pak ma shumë respekt për nivelin e qytetarit të Kosovës do të vlerësohej por si duket kot janë pritjet”, ka shkruar Arifi.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …