https://www.google.com/url?sa=i&url=https%3A%2F%2Fgazetablic.com%2Fagjencia-kunder-korrupsionit-sqaron-publikimin-e-pasurise-se-xhavit-halitit-dhe-arta-rama-hajrizit%2F&psig=AOvVaw1Vm3iZ7oCkJZDpqkqUNlfH&ust=1625145827240000&source=images&cd=vfe&ved=0CAoQjRxqFwoTCJjI5pG6v_ECFQAAAAAdAAAAABAJ

Xhavit Haliti: Vetëvendosja po i inspekton veteranët e zënë me punë, për t’ua ndalur pensionin

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka komentuar skandalin lidhur me audioincizimet mes Mimoza Kusari-Lilës dhe kriminelit Milan Radoiçiq, duke theksuar se biseda me një person të tillë nuk është e dobishme për vendin. Ai shpjegoi se, megjithëse nuk ka shkelje ligjore për këtë bisedë, është parimisht e padobishme që një individ në listën e zezë të SHBA-së të përfshihet në një bisedë të tillë. Në lidhje me veteranët e UÇK-së, Haliti tha se inspektorët e Lëvizjes Vetëvendosje janë duke kontrolluar nëse veteranët po punojnë, me qëllim që t’ua ndalin pensionet. Ai theksoi se këto veprime janë të papranueshme dhe theksoi se në shumicën e vendeve, ata që luftojnë për atdheun e tyre shpërblehen për kontributin e dhënë. “Më kanë thënë që këta inspektorat nëpër kompani kontrollojnë a ka veteranë duke punuar për t ua ndalur  pensionin. E gjithë bota i nderon ata që luftojnë për vendin e tyre, e jo t’ua ndalë pensionet,” tha Haliti, duke e cilësuar situatën si të papranueshme për ata që dhanë kontribut  në luftën për liri.

Kontrolloni gjithashtu

Sot pritet të përmbyllet rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura jashtë vendit

Arbër Jashari: Manipulimi i votave të hetohet deri te urdhërdhënësit, jo vetëm te numëruesit

Pas mospërputhjeve të mëdha të zbuluara nga rinumërimi i votave në disa komuna, avokati Arbër …