Në protestën në Medvegj u tha se diskriminimi i Serbisë ndaj komunitetit shqiptar ka arritur kufijtë e racizmit

Shqiptarët e Kosovës Lindore protestuan në Medvegjë me moton “Kthema adresën”. Gjatë protestës u tha se “Diskriminimi i Serbisë ndaj komunitetit shqiptar ka arritur kufijtë e racizmit. Nuk ka mbetur asnjë familje shqiptare pa u prekur nga ky proces diskriminues”. Gjatë protestës, pjesëmarrësit ngritën zërin kundër politikave diskriminuese dhe shpopulluese të Serbisë kundër shqiptarëve. Protestuesve u prinë kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, deputeti Shaip Kamberi, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, asamblistët shqiptarë në Medvegjë si dhe aktivistë të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Smakaj, Kilaj e Fazliu kërkojnë lehtësim të kushteve, Thaçi ankohet për përkthimin

Në seancën e sotme të gjykatës speciale ne Hagë, të akuzuarit Bashkim Smakaj, Isni Kilaj …