Profesori dhe eksperti i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer konsideron se fitorja e Donald Trumpit mund të ketë ndikime të rëndësishme për rajonin, sidomos në çështjen e ndarjes territoriale. Serwer ka theksuar se përpjekjet e Trumpit për t’i dhënë një pjesë të territorit të Ukrainës Rusisë, për të ndalur luftën, mund të krijojnë një precedent të rrezikshëm, që mund të ndikojë te Kosova dhe Bosnja e Hercegovina. Në një intervistë për Al-Xhazira, Serwer theksoi se mbështetja pa kushte për Izraelin dhe qëndrimi ndaj Ukrainës do të jenë ndër ndryshimet më të mëdha në politikën e jashtme amerikane. Ai paralajmëroi se një ndarje në Ukrainë mund të shërbejë si model për rajone të tjera në konflikt, duke përfshirë Ballkanin, ku shqetësimet për stabilitetin mbeten të larta.
