Sekretari Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se mezi pret të takohet me kryetarin amerikan, Donald Trump dhe të diskutojnë se si të luftojnë kërcënimet globale nga vende të tilla si Koreja e Veriut, Irani, Kina dhe Rusia. Duke folur përpara samitit të liderëve evropianë në Budapest, Sekretari i Përgjithshëm tha se Trump do ta shtyjë Evropën të shpenzojë më shumë për mbrojtjen dhe të bëjë më shumë në të ardhmen, sikur ka bërë më parë. Ai kishte të drejtë. Ia doli. Ne shkuam në 2 për qind shpnzime falë punës së tij, në një pjesë të madhe, tha Rutte dhe paralajmëroi se Koreja e Veriut, Irani, Kina dhe Rusia po punojnë së bashku dhe janë një kërcënim jo vetëm për vendet evropiane në NATO, por edhe për krejt Amerikën.
Kontrolloni gjithashtu
I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës
Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
