Kryetari Latifi mori pjesë në tryezën me temë “Të gjeturat e Avokatit të Popullit nga tryezat e mbajtura në disa nga komunat e Kosovës.”

Me ftesë të Avokatit të Popullit, z. Naim Qelaj, Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi mori pjesë në tryezën me temë “Të gjeturat e Avokatit të Popullit nga tryezat e mbajtura në disa nga komunat e Kosovës.”

Sipas Kryetarit Latifit ishte kjo një mundësi e rëndësishme për të diskutuar çështjet që prekin qytetarët tanë, si në relacionet e vështira me nivelin qendror dhe ballafaqimin me pasojat shumë të rënda financiare nga padrejtësia e madhe që tashmë po i dëmton komunat gjatë zbatimit të kontratës kolektive, me fokus të veçantë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe sfidat që hasen në nivel lokal. Në fjalën e tij kryetari Latifi përveç vlerësimeve pozitive në kuadër të bashkëpunimit të mirë, paraqiti edhe disa këshilla për Institucionin e Avokatit të Popullit, si dhe vuri në pah progresin e dukshëm që ka arritur Komuna e Rahovecit, përmes bashkëpunimit me institucionet dhe nga aktivizmi i qytetarëve.

Angazhimi ynë shtoj më tej Latifi, mbetet i palëkundur për të forcuar këtë bashkëpunim dhe për të garantuar një mbrojtje të plotë të të drejtave për të gjithë qytetarët e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …