Erdogan

Kryetari i Turqisë, Erdogan, se shpreson se kryetari amerikan, Donald Trump, do t’i thotë Izraelit ta ndalë luftën, në Gaza

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, se shpreson se presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do t’i thotë Izraelit ta ndalë luftën. Ai tha se një fillim i mirë. do të ishte duke e ndërprerë furnizimin e Izraelit me armë nga Amerika. Trump ka dhënë premtime për t’u dhënë fund konflikteve… ne duam që ai t’i mbajë këto premtime dhe që t’i thotë Izraelit ‘ndalu’”, tha Erdogan për gazetarë duke u kthyer nga Budapesti. Turqia i ka kritikuar ashpër ofensivat ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës dhe në Liban, si dhe e ka ndërprerë tregtinë me Izraelin. Presidenca e Trumpit do të ketë ndikim të madh ndaj balancave politike dhe ushtarake në Lindjen e Mesme, tha Erdogan, duke shtuar se mbajtja e qëndrimeve të tanishme amerikane do ta thellojë dhe zgjerojë konfliktin

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …