Ramush Haradinaj: Gjatë qeverisjes sonë, Kosova do të hyjë në NATO

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me qytetarët e Pejës para të cilëve ka shfaqur pikëpamjet e tij për të ardhmen e Kosovës. Ai ka theksues se gjatë qeverisjes sonë, Kosova do të hyjë në NATO. “Ne jetojmë në Ballkan, Ballkani është i trazuar, një pjesë e Ballkanit nuk e dinë kujt i takon. Siç e dini që Republika Sërpska ruan një marrëdhënie me Rusinë, flirtojnë me Kinën, bëjnë marrëveshje me të gjithë armiqtë e aleatëve tanë, pra me të Amerikës, e detyra jon është të tregojmë se kush jemi, cilës botës i takojmë ne. Ushtria jonë ka çfarë i ofron NATO-s. Ushtria jonë, ju siguroj, në atë kapacitetin e vet është elitare. Është e certifikuar, dominim, kërkim-shpëtim, e shumë të tjera”. Kosova mund të hyjë në NATO edhe pa e njohur Serbia dhe duke i munguar ‘ato nënshkrimet e nevojshme” ka theksuar mes tjerash, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …