Fatmir Limaj: Nisma Socialdemokrate është e përkushtuar për një të ardhme më të mirë për Kosovën

Fatmir Limaj: Po punojmë për t’i dhënë Kosovës një kahje të re politike, drejt zhvillimit dhe integrimit ndërkombëtar

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, u takua sot me kryetarët e degëve të partisë për të diskutuar rreth zhvillimeve politike në vend dhe objektivat e Nismës për zgjedhjet e ardhshme. Limaj theksoi se partia është e përkushtuar për të ofruar një drejtim të ri për Kosovën, duke përfshirë reformimin e politikave të brendshme dhe forcimin e orientimit diplomatik të vendit. “Së bashku me bashkëpunëtorët dhe kryetarët e degëve, mbajtëm një takim ku diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe për ndryshimet e mundshme në gjeopolitikën globale. Kosova ka nevojë për një kahje të re në politikat e saj të brendshme dhe në orientimin diplomatik,” tha Limaj. Në politikën e jashtme, partia synon të përqendrohet te anëtarësimi në NATO dhe në organizata të tjera ndërkombëtare. “Angazhimi i degëve të Nismës Socialdemokrate do të jetë i vazhdueshëm për realizimin e këtyre qëllimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria i largon miqtë e sinqertë dhe e zhvendos vendin nga rruga evropiane

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, është një mike e sinqertë dhe e rëndësishme për vendin …