Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, iu ka përgjigjur nga Malisheva, kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj iu ka uruar të gjithë shqiptarëve 28 Nëntorin, festën e shumëfishtë kombëtare

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i ka uruar të gjithë shqiptarëve  28 Nëntorin, festën e shumëfishtë kombëtare. Ai ka postuar një video të kohës së luftës, duke theksuar se festa  simbolizon tri ngjarje me rëndësi jetike për ekzistencën e qenies tonë në liri. “28 Nëntori i Krujës së Skënderbeut, kur u vunë themelet e para të rrugës së cilës kombi ynë do ta ndiqte përjetësisht. Nëntori i dytë, kur në Vlorën historike u ringrit flamuri për të shpallur shtetin nga Ismail Qemali. Dhe përfundimisht, me Nëntorin e tretë, i cili personifikohet me komandantin tonë legjendar Adem Jashari, i cili jo vetëm se pati ditëlindjen me këtë datë, por edhe shpalli veprën e tij më 28 Nëntorin e vitit 1997, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke shënuar faqet më të arta të historisë moderne. Lavdi dëshmorëve të kombit! Rroftë kombi shqiptar!”, ka shkruar Limaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Evis Sala në OKB: Shqipëria prezanton progresin në barazinë gjinore, por sfidat mbeten

Shqipëria ka prezantuar progresin e saj në avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave …