Në Llaushë të Skenderajt u zbulua Memoriali i daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Në Llaushë të Skenderajt, sot  u zbulua Memoriali i daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një numër i madh i qytetarëve nga e gjithë Kosova u bënë bashkë sot,sikur para 27 vjetëve, kur në Llaushë dolën publikisht, për herë të parë, ushtarët u Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E veçanta e ngritjes së flamurit në oborrin e shkollës, Halil Geci, ishte ngritja e tij nga vet ushtarët e Brigadës 112, Arben Haliti. Arber Geci, nismëtar i ndërtimit të memorialit, solli në kujtime ditët kur u vendos që përfundimisht UÇK-ja të dalë publikisht. 22 ushtarë të armatosur, me ideal të qartë, u pozicionuan në 4 pika, pas gjysmë ore konvoji i policisë serbe niset për ne Vajnikë, por pengohet nga ushtarët e UÇK-së, pas dy orë luftimesh, forcat serbe u tërhoqën,të tërbuar nga humbja, të cilët deri në Skenderaj u përcollën me plumba. Nga luftimet mbeti i plagosur Halit Geci, mësues në Llaushë. Vrasja e tij ishte moment i dhimbshëm, por u kthye në ideal që ushtarët e lirisë të vendosin të dalin publikisht. Varrimi i tij u vendos për datën 28 dhe, në të njëjtën kohë, u vendos dalja publike e UÇK-së, të tre ushtarëve që s’do të identifikoheshin”, tha Geci.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku takon sot përfaqësues të bizneseve për të diskutuar për krizën aktuale në vend

Lumir Abdxhiku, ka deklaruar se sa më të mëdha që janë tubimet e Vetëvendosjes aq më të larta bëhen piskamat e tyre përçarëse

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdxhiku, tha se sa më të mëdha që janë …