Ministria e Punëve të Brendshme i apelon qytetarët për kujdes gjatë përdorimit të fishekzjarrëve

Ministria e Punëve të Brendshme është shpenzuesja më e madhe në kontratat e negociuara të Qeverisë së Kosovës për vitin 2023

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës është shpenzuesja më e madhe në kontratat e negociuara të Qeverisë së Kosovës për vitin 2023, raporton Anadolu. Kështu ka bërë të ditur analizua nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), të cilët mbajtën konferencë me temën “Kontratat e negociuara të qeverisë për vitin 2023 – Vlerësim i praktikave dhe efikasitetit”. Ema Pula nga GLPS tha se në këtë analizë nuk përfshihen Zyra e Kryeministrit, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria për Komunitete dhe Kthim, si dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal, për shkak se gjatë vitit 2023 nuk kanë përdorur këtë procedurë. Ministria e Punëve të Brendshme kryeson dhe ka shpenzuar një total prej 15 milionë eurosh. Kjo ministri ndiqet më pas nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Shëndetësisë që kanë shpenzuar rreth 2 milionë euro”, theksoi Ema Pula.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …