Anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane nga Vetëvendosje, Alban Bajrami, iu ka kundërpërgjigjur ambasadorit të Gjermanisë, Jorn Rohde, i cili i kërkoi Qeverisë së Kosovës që ta dërgojë draft-statutin Evropian për Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese, pasi Kosova mund ta humb shansin për anëtarësim në Këshillin e Evropës sepse janë nëntë vende brenda Këshillit që po e kërkojnë këtë. Deputeti Bajrami e quan kusht të padrejtë ndërlidhjen e Asociacionit me Këshillin e Evropës. “Kjo është më shumë cështje e unitetit të Bashkimit Evropian. Ndoshta ndonjë vend i caktuar mund të ketë ndonjë interes të caktuar që synon ta kushtëzoj tek anëtarët për në rastin e Kosovës. Por, kjo nuk do të thotë se cdo teke e një vendi mund të bëhet kusht zyrtar i BE-së. Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk mund të jetë kusht për shkak se nuk ka të bëjë me rregullat dhe kushtet të cilat kërkohet për anëtarësim në Këshill të Evropës”, tha Bajrami për rtv21.
Kontrolloni gjithashtu
Ish-shef i OSBE-së në Kosovë, Viliam Voker ka rikujtuar Masakrën e Reçakut si një moment historik që ndryshoi rrjedhat politike
Ish-shef i OSBE-së në Kosovë, Viliam Voker, ka rikujtuar Masakrën e Reçakut, duke e konsideruar …