Ka ndërruar jetë Ajete Fazliu, nëna e dy dëshmorëve të kombit, Asllan dhe Mehdi Fazliu

Ka ndërruar jetë Ajete Fazliu, nëna e dy dëshmorëve të kombit, Asllan dhe Mehdi Fazliu, nga Gradica e Drenasit. E ndjera ishte simbol i forcës, qëndresës dhe sakrificës për lirinë e atdheut. Si nënë e dy dëshmorëve, ajo mbeti gjithmonë krenare dhe e përkushtuar ndaj vlerave kombëtare, duke shërbyer si shembull frymëzimi për brezat e ardhshëm. Lajmin për ndarjen nga jeta të saj e bën të ditur familja Fazliu. Varrimi i së ndjerës do të bëhet nesër, më datë 18 dhjetor 2024, në lagjen Fazliu, në Gradicë.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Naim Ymeri: Pavarësisht sfidave gjatë e pas luftës, RKL dha maksimumin për informim të popullatës anekënd Kosovës

Më 8 korrik shënohet përvjetori i parë i ndarjes nga jeta të veteranit të UÇK-së, Naim Ymeri

Me rastin e përvjetorit të parë të ndarjes nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare …