Kryeministri, Albin Kurti mendon se mërgimtarët e kanë ngatërruar regjistrimin e popullsisë me regjistrimin për votim

Kryeministri, Albin Kurti i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai ka kërkuar nga diaspora që të jenë të vëmendshëm ndaj kësaj thirrje meqë sipas kryeministrit, Albin Kurti, mërgimtarët e kanë ngatërruar regjistrimin e popullsisë me regjistrimin për votim. “Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë afat që të regjistroheni për të votuar në zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit. Për të shfrytëzuar të drejtën për të votuar duhet të regjistroheni online në faqen e Komisionit Qëndror Zgjedhor, e ku afati i fundit është data 26 dhjetor 2024, pra dita e enjte. Pa këtë regjistrim, nuk mund të votoni. Por, keni vëmendjen e shtuar, shumë prej bashkatdhetarëve po mendojnë që regjistrimi për censusin e popullsisë gjatë verës është i njëjti me regjistrimin për të votuar. Nuk është. Këto janë dy procese të ndara” ka thënë mes tjerash kryeministri, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: Lufta ime nuk ishte për emër, por për ta larguar Serbinë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka deklaruar se qëllimi i luftës …