Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për fëmijë dhe pensionist, njohësi i fushës së ekonomisë, Berat Rukiqi ka vlerësuar se ky vendim është keqpërdorim eklatant i parasë publike. Ai ka shkruar më tutje se Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave. “Asgjë e re. Qeveria në panik, vazhdon përdorimin e parasë publike, për blerje të votave. Ky është keqpërdorim eklatant i parasë publike, që as nuk ndihmon, e as nuk zhvillon. Të njejtat para, me automatizëm, do të shkojnë në faturat e shtrenjta të energjisë elektrike” ka shkruar eksperti i ekonomisë, Berat Rukiqi.

Kontrolloni gjithashtu

Sylë Ukshini: Ideologjia serbomadhe nuk është zhdukur me përfundimin e regjimit të Slobodan Millosheviqit

Historiani dhe diplomati Sylë Ukshini ka vlerësuar se ideologjia serbomadhe e artikuluar në Memorandumin e …