IKSHPK apelon qytetarët që gjatë festave të fundvitit të mos i përdorin mjetet piroteknike

Lulzim Fushtica; Përdorimi i këtyre mjeteve piroteknike mbetet si një nga problemet e mëdha në kryeqytet, për këtë fundvit

Me afrimin e festave të fund vitit, rritet numri i përdorimit të mjeteve piroteknike. Përdorimi i këtyre mjeteve mbetet si një nga problemet e mëdha në kryeqytet për këtë fundvit. Kështu është deklaruar drejtori i Emergjencave në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica duke bërë me dije se do të shqiptohen dënime për shitësit e pa autorizuar. Ai  bëri me dije se sipas njoftimit të ministrisë së Punëve të Brendshme shitja e mjeteve piroteknike do lejohet nga data 19 dhjetor deri më 1 janar, kurse përdorimi i fishekzjarrëve lejohet nga 26 dhjetori. Duke pas parasysh se përgjatë viteve ka pasur mjaft lëndime tek qytetarët nga përdorimi i këtyre mjeteve, drejtori i Emergjencave në Kryeqytet tregon se ekipet emergjente janë të angazhuara çdo ditë. Në raportin e MPB-së thuhet se “Personi juridik për kundërvajtje dënohet me gjobë në shumë prej pesëmijë  deri pesëmbëdhjetëmijë  Euro nëse: nxjerr eksplozivët në treg apo fillon të përdor eksplozivët para se ministria t’i ketë lëshuar lejen ose prodhon eksplozivë apo fishekzjarrë pas skadimit të afatit të licencës”.

Kontrolloni gjithashtu

Dështimi i dhjetë me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të dhjetën herë radhazi, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të përmbyllë seancën konstituive, e …