Kabineti i sigurisë së Izraelit deklaroi zyrtarisht shpalljen e gjendje luftës

Brigadat Kassam njoftuan se kanë vrarë dhe plagosur disa ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në veri të Gazës

Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Kassam njoftuan se kanë vrarë dhe plagosur disa ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në veri të Gazës, transmeton Anadolu. Në deklaratën e Brigadave Kassam në llogarinë Telegram thuhet se anëtarët e saj shënjestruan me raketën TBG forcat izraelite të përbërë nga 9 ushtarë të pozicionuar në një shtëpi në perëndim të kampit të refugjatëve Jabalia dhe si rezultat i sulmit thuhet se ka të vrarë dhe të plagosur. Në deklaratë thuhet se 3 automjete të blinduara ushtarake u shkatërruan me eksploziv në zonën Alimi në mes të Xhabalias dhe se sulme të ngjashme janë kryer edhe në Beit Hanoun. Brigadat Kassam thanë gjithashtu se një oficer izraelit u qëllua nga një snajper dje në rrugën Abu al-Aysh në mes të kampit të refugjatëve Jabalia. Më tej u njoftua se 5 ushtarë izraelitë u vranë gjatë luftimeve në kampin e refugjatëve Xhabalia të shtunën, më 21 dhjetor.

Kontrolloni gjithashtu

Sazan Ibrahimi: Ligji i ri për tatimin në pronë nga 1 janari i vitit të ardhshëm, i godet edhe bizneset e mesme dhe të mëdha

Kriza institucionale në Kosovë rrezikon fondet ndërkombëtare dhe zhvillimin e komunave

Moskonstituimi i institucioneve qendrore në Kosovë po rrezikon seriozisht zhvillimin ekonomik të komunave dhe mund …