leoni

Avni Islami; Sulmet e paralajmëruara nga Albin Kurti, mund të jenë të izoluara dhe nuk mund ta destabilizojnë vendin

Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar mundësinë e intensifikimin e sulmeve në veri veçanërisht në periudhën para dhe pas Vitit të Ri. Lidhur me këto paralajmërime njohësi i sigurisë, Avni Islami thotë se sulme të tilla mund të jenë të izoluara dhe nuk mund ta destabilizojnë vendin. Gjatë një konference për media, Kurti theksoi se këto sulme mund të përfshijnë dëmtimin e infrastrukturës vitale, incidente ndër-etnike të nxitura nga Serbia, panik në mesin e qytetarëve dhe krijimin e një imazhi të një vendi të pasigurt.  Avni Islami, përkundër paralajmërimeve të kryeministrit, thotë  nuk ka nevojë për shtim të forcave policore në pjesën veriore të vendit dhe se nuk ka vend për panik. Avni Islami saktëson  se institucionet e sigurisë në vazhdimësi kanë kryer punë të shkëlqyer dhe nuk e konsideron të nevojshme shtimin e forcave policore. Sipas tij, duhet të ketë plan operativ jo vetëm për festat e fund-vitit, por edhe për të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma thotë se ai nuk do të mbështes asnjë subjekt politik në këto zgjedhje

Ish-Kryetari Rufki Suma reagon ndaj vulës provokuese të Noterisë në Han të Elezit

Është publikuar një informacion shqetësues, sipas të cilit në zyrën e Noterisë në Han të …