leoni

Vasali, Bekim Qoku, mbështet deklaratën skandaloze të Afrim Gashit për degradimin të Gjuhës Shqipe në Maqedoninë e Veriut

=Deputeti i VLEN-it, vasali sllavo-maqedonas, Bekim Qoku, ka mbështetur deklaratën e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i cili tha se gjuha shqipe është “gjuhë e përkthyer”. Kjo ka shkaktuar reagime të shumta, pasi Qoku ka shkruar se “të gjithë dokumentet që janë prodhuar shqip nuk kanë vlefshmëri zyrtare pa u përkthyer edhe në gjuhën maqedonase”, duke shtuar se çdo kompani shqiptare që operon në Maqedoninë e Veriut duhet të shoqërojë çdo dokument të prodhuar në shqip me përkthim në maqedonisht për të pasur vlefshmëri zyrtare. Vasali Bekim Qoku gjithashtu ka theksuar se emrat e përveçëm në dokumentet zyrtare duhet të përkthehen gjithashtu në gjuhën maqedonase dhe shkrimin cirilik. Sipas tij, çdo dokument i ardhur nga Kosova ose Shqipëria gjithashtu duhet të përkthehet në maqedonisht për të qenë i vlefshëm zyrtarisht. Deklaratat e Qokut kanë ngjallur shqetësim, pasi ato janë në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, që parashikon shqipen si gjuhë zyrtare krahas maqedonishtes. VLENI në Maqedoni përngjet me qeverisjen e Rrahman Morinës në Kosovë, në fillim të viteve ’90-të.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi: Qeveria Kurti më ka shantazhuar e kërcënuar

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka akuzuar hapur qeverinë në detyrë …