Faton Klinaku

Faton Klinaku: Vetëm gjatë kohës së kryeministrit aktual nuk jemi ndihmuar asnjëherë për ta shënuar Ditën e Veteranit

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka vlerësuar lart rolin dhe kontributin e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për çlirimin edhe pavarësimin e vendit. Ai ka thënë se në këto ditë të tilla, duhet kujtuar edhe lufta dhe sakrifica për atdheun. “Dita e veteranit është dita e përkujtimit të sakrificës është shumë e rëndësishme që të kujtojmë të gjithë ata që kanë mbrojtur atdheut. Dita e veteranit është e përcaktuar me ligj dhe për ta nderuar këtë ditë është të shënohej në mënyrë institcucionale, edhe në kohën e kryeministrit Hashim Thaqi e Ramush Haradinaj, por vetëm në kohën e kryeministrit aktual asnjëherë nuk na ndihmuar të shënojmë së bashku këtë ditë”, ka theksuar kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku.

Kontrolloni gjithashtu

Edison Jakurti: Pas pandemisë u dyfishua numri i kosovarëve që kërkojnë punë në BE

Ekonomisti Edison Jakurti ka bërë të ditur se pas pandemisë së COVID-19 është rritur ndjeshëm …