leoni

Hykmete  Bajrami - Muratit: Keni dështuar në çdo sferë e kulmi i dështimit janë sanksionet ndaj Kosovës si shkak i eksperimenteve tuaja

Hykmete Bajrami: Qeveria-Kurti për ditë bën propagandë për suksese, edhe pse çmimet janë rritur mbi 5o për qind

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, flet për mbledhjen e tatimeve dhe zhvillimin ekonomik, duke pretenduar se kjo tregon rritjen e besimit të qytetarëve ndaj qeverisë. Por, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj këtyre deklaratave, duke i cilësuar ato si propagandë. Kurti po thotë që njerëzit kanë paguar më shumë tatime se po i besojnë atij dhe bashkëpunëtorëve të tij, por faktet janë ndryshe. Tatimet janë përqindje e çmimeve, dhe çmimet për produktet që ai premtoi t’i ulte janë rritur mbi 50%. Hykmete Bajrami, duke theksuar se ajo mund të demantojë këto pretendime me statistika zyrtare. Ajo shtoi se rritja e çmimeve dhe taksave ka rënduar xhepat e qytetarëve, ndërsa Kurti mundohet ta paraqesë këtë si sukses qeverisës. Krejt këtë propagandë e sfidoj me të dhëna zyrtare të institucioneve të Kosovës, ka saktësuar, Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …