Qytetarët e Bosnje-Hercegovinës, mund të udhëtojnë drejt Kosovës vetëm me letërnjoftime, po jo edhe qytetarët e Kosovës, në Bosnje

Qytetarët e Bosnje-Hercegovinës, mund të udhëtojnë drejt Kosovës vetëm me letërnjoftime, po jo edhe qytetarët e Kosovës, në Bosnje

Qytetarët e Bosnjë dhe Hercegovinës, mund të udhëtojnë drejt Kosovës vetëm me letërnjoftime, falë një vendimi të njëanshëm nga ana e Prishtinës zyrtare. Lëvizja e lirë e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës drejt Kosovës vjen pasi masa u mundësua nga qeveria më 14 tetor 2024, në kuadër të një marrëveshjeje si pjesë e Procesit të Berlinit. Marrëveshja për lëvizje me letërnjoftime ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, krahas marrëveshjeve të tjera, u nënshkrua nga liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor gjatë një takimi të këtij procesi në vitin 2022. Parlamenti i Kosovës e ratifikoi marrëveshjen më 23 shkurt të vitit 2023, por një gjë e tillë nuk është realizuar ende nga autoritetet në Bosnjë, ndërsa Prishtina akuzon entitetin serb të këtij vendi për bllokimin e marrëveshjes. Gjatë njoftimit të vendimit të njëanshëm në tetor të vitit të kaluar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Republika Serbe po refuzon ratifikimin e marrëveshjes për lëvizje të lirë me letërnjoftime, ndërsa Kosova ka qenë e para në rajon që e ka ratifikuar këtë marrëveshje në parlament.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …