Memli Krasniqi

Memli Krasniqi, ka treguar arsyet pse qytetarët e Kosovës duhet të votojnë PDK-në dhe kandidatin e saj për kryeministër, Bedri Hamza

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, në një intervistë për Reporteri.net ka shpalosur arsyet pse qytetarët e Kosovës duhet të votojnë për PDK-në dhe kandidatin e saj për kryeministër, Bedri Hamza. Ai ka theksuar se PDK është e përkushtuar në realizimin e premtimeve, duke vënë theksin te arritjet e kaluara të partisë në investimet infrastrukturore, arsimin, shëndetësinë dhe diplomacinë. Ato që i premtojmë i realizojmë. PDK kryen punë. Ne e mbajmë fjalën. E kemi dëshmuar në të kaluarën, deklaroi Krasniqi, duke përmendur ndërtimin e 2500 kilometrave rrugë, 120 shkollave dhe përmirësimet në sistemin shëndetësor si shembuj konkretë të punës së kryer nga PDK. Krasniqi kritikoi qeverisjen e Albin Kurtit, duke e cilësuar si “kampion të propagandës” por të paaftë në menaxhimin dhe zbatimin e projekteve konkrete. Krasniqi vlerësoi kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, si një lider të jashtëzakonshëm me profesionalizëm dhe kompetencë të lartë, i cili ka dëshmuar aftësitë e tij në të gjitha detyrat që ka mbajtur.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …