Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, thotë se mashtrimi dhe korrupsioni i Qeverisë Kurti kanë dalë sheshit gjatë mandatit të saj

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se mashtrimi dhe korrupsioni i Qeverisë Kurti janë bërë të qarta gjatë mandatit të saj katërvjeçar. Tahiri tha se kritikat e AAK-së, shpesh të keqkuptuara, sot janë të përbashkëta për qytetarët e Kosovës. Kur kryetari Haradinaj e quajti mashtrues kryeministrin, sot këtë e thotë e gjithë Kosova, theksoi Tahiri, duke kritikuar ashpër veprimet e ekzekutivit aktual. Ai shtoi se politikat e Qeverisë Kurti kanë sjellë sanksione dhe masa kundër vendit, duke dëmtuar arritjet e 25 viteve liri. Tahiri kërkoi transparencë për “kursin dhe veprimet” e qeverisë, duke pyetur simbolikisht “në mulli të kujt po çon ujë”. Ai theksoi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e gatshme të përballet me votuesit e vendit ballëhapur dhe me sinqeritet.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani

Enver Hasani: Kuvendi nuk mund t’i ndryshojë asnjë presje Ligjit për Specialen të kthyer nga Presidentja

Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës …