Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, konsideron se kërcënimi serb ndaj Kosovës është ende i pranishëm dhe nuk ka përfunduar

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar se kërcënimi serb ndaj Kosovës është ende i pranishëm dhe nuk ka përfunduar Duke iu referuar sulmeve të fundit, ai ka theksuar se ato nuk janë të vetmet, duke përmendur sulmin në Banjskë të 24 shtatorit 2023 dhe sulmin ndaj infrastrukturës kritike më 29 nëntor të vitit të kaluar. Ai  ka nënvizuar se Ushtria dhe Policia e Kosovës, të gjitha institucionet e sigurisë, janë të përgatitura për të përballuar çdo kërcënim ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. ministri Maqedonci theksoi se rreziku nuk ka përfunduar, përderisa Serbia e konsideron ende Kosovën pjesë të territorit të saj në Kushtetutë, duke pasur kështu një qasje hegjemoniste dhe agresive. Serbia vazhdon të mbrojë grupet që ishin përgjegjëse për sulmin në Banjskë dhe se faktori ndërkombëtar nuk ka bërë mjaftueshëm për të shtyrë Beogradin që të ekstradojë personat e përfshirë në këtë sulm.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Kosova nuk është “Metohi”! Qeveria po deformon historinë e Kosovës në librat shkollore

BDI: Kosova nuk është “Metohi”! Qeveria po deformon historinë e Kosovës në librat shkollore

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për qasjen tendencioze dhe pasaktësitë e rënda …