Hykmete Bajrami kritikon Hekuran Muratin, duke e quajtur ministër të dështimeve ekonomike

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka adresuar kritika të ashpra ndaj ministrit të Financave,  Hekuran Murati, për qëndrimet e tij të fundit. Ajo e ka akuzuar ministrin për mungesë të rezultateve dhe për qasjen e tij të fokusuar në fajësimin e të tjerëve për dështimet qeveritare. Ajo ka paralajmëruar se qytetarët do të gjykojnë këtë qeveri më 9 shkurt, duke e rikujtuar ministrin për përgjegjësinë që ka ndaj elektoratit. Duke përmendur raste konkrete si mosrealizimi i TVSH-së zero për produktet esenciale dhe dështimet ekonomike, Bajrami ka kërkuar përgjigje konkrete nga Murati. “Kësaj qeverie i ‘pengon’ gjithçka, nga Gjykata Kushtetuese e deri te ardhja e Vitit të Ri,” ka thënë ajo. Ministri duhet të mbajë përgjegjësi për premtimet e parealizuara dhe mashtrimet elektorale. Ky farë ministri monstër dhe mercenar, bashkë me padronin Kurti, për katër vjet kanë përjashtuar  rritjen e pagave  për veteranët e UÇK-së, madje edhe duke i fyer e nënçmuar, në mënyrën më të poshtër. Mjerë ata veteranë që mund ta kenë votuar këtë Qeveri, mashtruese, fanatike dhe urrejtëse të luftës çlirimtare.

Kontrolloni gjithashtu

Stuhitë lënë pas dëme të mëdha në bujqësi, fermerët kërkojnë ndihmë urgjente

Reshjet e dendura të shiut dhe breshri që kanë përfshirë Kosovën gjatë dy ditëve të …