Ramush Haradinaj thotë se barazia gjinore është një faktor kyç për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me strukturat e Aleancës së Gruas nga Gjilani dhe Dardana. Takimi u fokusua në fuqizimin e gruas si pjesë e programit të koalicionit për zgjedhjet e 9 shkurtit. Haradinaj theksoi se barazia gjinore është një faktor kyç për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës. Ai prezantoi masat konkrete të programit të tij, duke përfshirë: mbështetje financiare për fëmijët, paga minimale për nënat me shumë fëmijë, garanci shtetërore për gratë sipërmarrëse, harmonizimi i arsimit profesional me tregun e punës, për të hapur mundësi të reja për gratë dhe vajzat. Kosova fiton kur gratë fuqizohen. Barazia gjinore nuk është vetëm çështje e të drejtave, por edhe domosdoshmëri për të ardhmen e vendit, deklaroi Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Kosova nuk është “Metohi”! Qeveria po deformon historinë e Kosovës në librat shkollore

BDI: Kosova nuk është “Metohi”! Qeveria po deformon historinë e Kosovës në librat shkollore

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për qasjen tendencioze dhe pasaktësitë e rënda …