Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, e kryetar i Lipjanit, Imri Ahmeti, u takua me banorët e fshatrave Gumnasellë, Rubofc e Kojskë

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës,  dhe kryetar i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka zhvilluar takime me banorët e fshatrave Gumnasellë, Rubofc dhe Kojskë, ku ka marrë mbështetje të gjerë për partinë e tij. Ahmeti ka theksuar se këto takime reflektojnë rikthimin e fuqishëm të LDK-së në skenën politike të Kosovës. Në Gumnasellë dhe Rubofc e Kojskë – dëshmi tjetër e përkrahjes masovike për LDK-në. LDK-ja po kthehet aty ku e ka vendin!” ka shkruar ai, duke shtuar se ky është momenti për qytetarët që të bëhen shtylla e ndryshimit që ka nisur. Ahmeti dhe LDK-ja vijojnë fushatën elektorale me synimin për të forcuar pozitën e partisë në zgjedhjet e ardhshme, duke u bazuar në platformën e tyre për zhvillim dhe stabilitet politik.

Kontrolloni gjithashtu

Për shkak të përmbytjeve nga uji, disa rrugë janë të pakalueshme

Për shkak të përmbytjeve nga uji, disa rrugë janë të pakalueshme, në disa të tjera …