Lumir Abdigjiku: Po e përjetojmë ringritjen e djathtë si në kohët më të mira!

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdigjiku, në kuadër të fushatës zgjedhore në Dukagjin, sot ka qëndruar edhe në Rugovë. Para banorëve të kësaj treve, ai ka theksuar se janë duke e përjetuar ringritjen e të djathtës. ‘I herë flasin rugovasit’! Këtë e kam mësuar nga ta!
‘I herë’ fola dhe unë! Zotimet e burrit janë prej guri! Do t’u rri në fjalë! Por tani, kemi festë! Po e përjetojmë ringritjen e djathtë si në kohët më të mira! Kushtrimi ka rënë tashmë!

Pa fjalë!
Plot emocion! Rugova po kthehet fort!
Shtëpia e madhe ka hapur derën e popullit, prandaj dhe jemi krenar!” ka theksuar mes tjerash, kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdigjiku.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …