Kryetari i partisë së djathtë daneze “Hard Line”, Rasmus Paludan, e dogji publikisht një Kuran përpara ambasadës turke në Kopenhagë

Kryetari i partisë së djathtë daneze “Hard Line”, Rasmus Paludan, e dogji publikisht një Kuran përpara ambasadës turke në Kopenhagë

Kryetari i partisë ekstremiste të djathtë daneze “Hard Line”, Rasmus Paludan, në një aksion e dogji një Kuran, përpara ambasadës turke në Kopenhagë. Ai postoi një video në platformën X që tregon një Kuran të djegur, duke vënë në dukje se policia daneze e kishte ndaluar të zhvillonte një demonstratë të tillë të premten pasi organizatori i djegies së Kuranit, Salvan Momik, u qëllua për vdekje në Suedi.Ai  tha se ngjarja është mbajtur në kujtim të Momikut dhe i akuzoi myslimanët se besojnë se ligji i Sheriatit një ditë do të sundonte vendin. Momika, 38 vjeç, u qëllua për vdekje të mërkurën në mbrëmje në shtëpinë e tij, pranë Stokholmit,  përpara se të dënohej në një gjyq për “nxitje të urrejtjes kundër grupeve etnike ose kombëtare” pasi ai organizoi protesta dhe dogji kopje të Kuranit në Suedi në vitin 2023.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kërkon përfshirjen në pagat shtesë edhe punonjësit e sektorit privat

Jusuf Azemi: Gjendja e punëtorëve në sektorin privat është alarmante

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka tërhequr …