Bedri Hamza: Partia Demokratike e Kosovës edhe një javë do të shpallet fituese e zgjedhjeve në Kosovë

Në një atmosferë festive, Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur fushatën zgjedhore në Lypjan. Kandidati i këtij subjekti politik për kryeministër, Bedri Hamza ka theksuar se Partia Demokratike e Kosovës edhe një javë do të shpallet fituese e zgjedhjeve në Kosovë. Kjo fitore më gëzon mua, i gëzon liderët tanë, presidentin Hashim Thaçi, kryetarin Kadri Veseli, kryetarin Jakup Krasniqi, prandaj më 9 shkurt, në mënyrë festive, në mënyrë masive, në mënyrë solemne me dalë me vulosë fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës. Ai theksoi më tutje se kjo frymë e fitores është e pandalshme, prandaj Partia Demokratike edhe një javë do të shpallet fituese e zgjedhjeve në Kosovë. “Për me ndodh kjo, në këtë atmosferë, në këtë tubim kaq madhështor, kaq impozant, me këtë energji, unë jam këtu me mirësjellje t’ua kërkojë votën” theksoi mes tjerash, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës kërkon drejtësi për Astrit Deharin

SHBPK: Reagim ndaj shtrembërimit të së vërtetës historike në hapësira publike

Të indinjuar nga përdhosja publike e të kaluarës sonë nga autorë dashakeqës ndaj të djeshmës …