Delegacioni i Këshillit të Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Një delegacion prej 18 anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i udhëhequr nga Petra Baajr, do të vizitojë Kosovën nga 7 deri më 10 shkurt për të vëzhguar zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që mbahen më 9 shkurt. Delegacioni do të takohet me liderët politikë, përfaqësues të KQZ-së, misionin e BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve, Komisionin e Pavarur të Mediave, dhe shoqërinë civile për të siguruar transparencën dhe integritetin e procesit zgjedhor. Petra Bajer do të mbajë një konferencë për media më 10 shkurt.

Kontrolloni gjithashtu

EULEX-i mirëpriti njoftimin e autoriteteve të Kosovës për reduktimin e pranisë policore pranë objekteve komunale në veri të Kosovës

Giovanni Pietro Barbano: Çdo iniciativë për xhandarmërinë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën

Shefi i misionit të EULEX, Giovanni Pietro Barbano, ka deklaruar se çdo hap drejt krijimit …