AGK-ja dënon sulmet e vazhdueshme, që zyrtarët e Vetëvendosjes po ushtrojnë kundër gazetarëve, veçmas kundër disa medieve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sulmet dhe fushatën e vazhdueshme kundër mediave dhe gazetarëve, nga kryeministri Albin Kurti

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sulmet dhe fushatën e vazhdueshme kundër mediave dhe gazetarëve që është bërë nga kryeministri Albin Kurti dhe partia në pushtet, përfshirë edhe këtë muaj të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit. AGK në reagim ka përmendur edhe sulmin e djeshëm të Kurtit të bërë ndaj mediave, ku në një intervistë për një televizion lokal i ka quajtur si pjesë të “trekëndëshit të bermudeve që dëshiron ta fundosë Kosovën”. AGK-ja konsideron se sulme të tilla janë presion i papranueshëm ndaj mediave që të bëjnë punën e tyre, në një fazë të rëndësishme siç është kjo e fushatës zgjedhore. Gjuha nxitëse nga ana e partisë në pushtet e vështirëson ndjeshëm mundësinë e raportimit. Bojkoti i Vetëvendosjes ndaj 3 televizioneve nacionale gjithashtu ka ndikim në ofrimin e transparencës dhe është shmangie e llogaridhënies ndaj një pjese të rëndësishme të publikut”, thuhet në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …