Jeffry Hovenier

Jeffrey Hovenier: Mund të ketë koalicion të opozitës me komunitetet jo shumicë

Ambasadori i deritashëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Xhefri Hovenier ka thënë se është i mundur koalicioni i partive opozitare me komunitetin jo shumicë për ta krijuar qeverinë. Ai ka shtuar më tutje se koalicion me subjektet politike të komunitetit jo shumicë mund të bëjë edhe Vetëvendosja. “Në çdo demokraci parlamentare, ndërtimi i koalicionit është një kombinim i artit politik dhe vetëm ndarje e matematikës. Duhet të shikosh numrin e ulëseve që ke ti, numrin e ulëseve që kanë partnerët e mundshëm, numrin e ulëseve që të duhen për të formuar shumicën. Në Kosovë numri i duhur është 61 ulëse, duhet të kesh 61 vota që të kesh shumicën për të formuar Qeverinë dhe Kuvendin” ka deklaruar në Këshillin e Atlantikut, ambasadori i deritashëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Xhefri Hovenier.

Kontrolloni gjithashtu

ZPS përfundon paraqitjen e provave në rastin ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përmbyllur paraqitjen e provave në çështjen gjyqësore për pengim …