leoni

Kryeministri, Albin Kurti ka takuar ministrin e Financave të Gjermanisë, Jörg Kukies

Gjatë qëndrimit në Munih, kryeministri, Albin Kurti ka takuar ministrin e Financave të Gjermanisë, Jörg Kukies. Në takim u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, përfshirë ato në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, dhe për mundësitë dhe rëndësinë e shtimit të shkëmbimeve tregtare, investimeve të huaja dhe bashkëpunimit ekonomik. Kryeministri, Albin Kurti falënderoi ministrin gjerman, Jörg Kukies për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë shteti i tij për Republikën e Kosovës, në fusha të shumta.   Gjatë bisedës, kryeministri Kurti veçoi zbatimin e 12 profileve të arsimit dual dhe planet për shtimin edhe të 10 të tjerave për të zgjeruar lidhjet ndërmjet shkollimit profesional dhe tregut të punës, përkatësisht arsimit me ekonominë, rolin e diasporës sonë për forcimin e urave ndërmjet dy vendeve, dhe progresin, ofertën për investitorë të huaj dhe përparësitë e sektorit te teknologjisë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Fatos Klosi

Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998 …