leoni

Kryetarja, Vjosa Osmani ka njoftuar ka njoftuar se është takuar me një delegacion të senatorëve amerikanë në Munih

Kryetarja, Vjosa Osmani ka njoftuar ka njoftuar se është takuar me një delegacion të senatorëve amerikanë në Munih. Ajo ka shkruar të ketë thënë se Kosova është e përkushtuar për ta thelluar aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Nga një vend që në vitin 1999 mori mbështetjen e tyre për liri e paqe, në një eksportuese të paqes dhe stabilitetit sot. Ky transformim nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e vazhdueshme të Senatit Amerikan. Kënaqësi e veçantë të takoja delegacionin e senatorëve amerikan gjatë qëndrimit në Mynih.  Sot, Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar edhe më tej këtë aleancë, duke ndërtuar mbi sukseset e përbashkëta dhe duke ecur përpara drejt sukseseve të reja” ka shkruar kryetarja, Vjosa Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeprokurori i Prishtinës reagon pas incizimit të publikuar: “Askush nuk qëndron mbi ligjin”

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi nga portali …