leoni

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles ka uruar vendin tonë për 17 vjetorin e pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles ka uruar vendin tonë për 17 vjetorin e pavarësisë. Ai ka shfaqur urimet më të përzemërta për popullin e Kosovës dhe ka theksuar lidhjet e forta mes dy vendeve, duke shprehur kënaqësinë për mundësinë e forcimit të mëtejshëm të miqësisë. “E nderuar Presidente, bashkëshortja ime dhe unë jemi të ngazëllyer që të dërgojmë urimet më të përzemërta për shkëlqesinë tuaj dhe popullin e Kosovës me rastin e veçantë të Pavarësisë. Jam shumë i kënaqur që vendet tona ndajnë lidhje kaq të forta dhe pres të forcojmë më tej miqësinë tonë”, thuhet në letrën e Mbretit Charles drejtuar kryetares, Vjosa Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Fatos Klosi

Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998 …