Fletevotimet

Gazetari, Lirim Mehmetaj ka alarmuar se në shumë vendvotime janë gjetur fletëvotime të pavulosura

Gazetari, Lirim Mehmetaj ka alarmuar se në shumë vendvotime janë gjetur fletëvotime të pavulosura. Ai ka shkruar se fletvotimet e pavulosura mundësojnë falsifikime të shumta që partive që bëjnë manovrime të tilla, ju sjellin shumë vota. Gazetari, Lirim Mehmataj ka shkruar se “fillimisht një person futet me fletvotim fals, e merr origjinalin. Në vendvotim, fshehurazi i ndërron fletvotimet dhe origjinalin e nxjerr jashtë.  Jashtë më pas mbushet dhe i jepet personit tjetër, i cili voton me fletvotimin që e ka marr paraprakisht, kurse të vetin e nxjerr jashtë e kështu vazhdon procedura në pafundësi. Kjo metodë e manipulimit quhet treni bullgar. Në bullgari në vitin 2009 kishte rezultuar se mbi 200 mijë vota kishin ardhur në këtë mënyrë. “Çuditërisht” edhe këtu ka fituar bindshëm Vetëvendosja” ka shkruar mes tjerash, gazetari, Lirim Mehmetaj.

Kontrolloni gjithashtu

Numërimi i votave nga diaspora ka vazhduar edhe dje me përplasje mes vëzhguegesve e zyrtarëve të KQZ-së

Zgjerohen hetimet për manipulim zgjedhor në Prizren, ndalohen pesë persona

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka zgjeruar hetimet lidhur me dyshimet për manipulim …