Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp ka uruar Kosovën për 17 vjetorin e pavarësisë. Në urim mes tjerash thuhet se Dita e Pavarësisë së Kosovës është një moment për të reflektuar mbi arritjet e deritanishme dhe për të parë drejt një të ardhmeje edhe më të ndritur. “Lidhjet midis popujve tanë janë të forta dhe ne presim me padurim t’i zgjerojmë ato, veçanërisht përmes rritjes së mundësive për investime, me qëllim që të sjellim më shumë prosperitet për të dyja vendet tona. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me Kosovën në forcimin e institucioneve demokratike dhe promovimin e rritjes ekonomike përmes një mjedisi të qëndrueshëm dhe të drejtë biznesi”, thuhet në urimin që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp i ka dërguar kryetares, Vjosa Osmani.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu: Albin Kurtin, fajin për krizën energjetike po ua bart qytetarëve
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
