Konsulenti i Donald Trumpit, Chris La Civita është shfaqur në një konferencë për shtyp, në Shqipëri përkrah, Sali Berishës

Konsulenti i Donald Trumpit, Chris La Civita është shfaqur në një konferencë për shtyp, në Shqipëri përkrah, Sali Berishës

Konsulenti i fushatës së presidentit të SHBA, Donald Trump, Kris Laçivita është shfaqur këtë muaj në një konferencë për shtyp në Shqipëri përkrah ish-kryeministrit Sali Berisha. Megjithatë, ai ka mohuar çdo përfshirje në lobim pranë administratës Trump në emër të Berishës apo partisë së tij. “Unë nuk bëj lobim“, është shprehur Laçivita, shkruan “The New York Times”. “Unë bëj fushata, dhe këtë po bëj – është shumë e thjeshtë”, shtoi ai. Deklarata e tij vjen mes spekulimeve për përpjekje të Berishës për të krijuar lidhje me figurat politike amerikane, veçanërisht pas vendimit të SHBA-së për ta shpallur atë non grata. Laçivita është një emër me peshë në strategjinë politike republikane, por ai ka sqaruar qartë se nuk do të ndërmjetësojë në favor të Berishës pranë administratës Trump.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Marrëdhëniet strategjike me SHBA, Gjermaninë dhe BE, shtylla kryesore e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë jetike të marrëdhënieve strategjike që Kosova ruan …